FSHF merr vendimin për Taulant Xhakën

Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, ka folur për largimin e Taulant Xhakës nga grumbullimi.
Ai ka thënë se çështja e tij është më shumë mediatike dhe se i ka dyert e hapura që të kthehet.

“Xhaka? Ndoshta kjo është më shumë mediatike. Pakënaqësi e lojtarit, probleme që zgjidhen brenda familjes. Xhaka e ka vendin në ekip, është i mirëpritur, pavarësisht asaj që ka ndodhur”.

“Nuk e di nëse është e vërtetë që Xhaka ka thënë se nuk vjen më”, ka thënë Shulku.

Xhaka pas ndeshjes me Italinë la grumbullimin me Shqipërinë, pasi ishte i pakënaqur me minutat që i rezervohen nga Gianni de Biasi.

Argjentina pa Messin një zhgënjim, rrezikohet seriozisht Kampionati Botëror (Foto/Video)

Argjentina ka pësuar humbje nga Bolivia me rezultat 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në La Paz, argjentinasit nuk u treguan kundërshtarë i denjë përballë një skuadrës që pothuajse nuk ka asnjë gjasë për të zënë një vend për të luajtur në Kampionatin Botëror.

Edhe pse ishin pa Lionel Messin që është dënuar me katër ndeshje shkaku i ofendimit të gjyqtarit, dy herë kampionët e botës luanin përballë një skuadrës që shumicën e lojtarëve i kishin nga kampionati vendas.

Ndeshja nisi keq për Argjentinën, pasi pësuan gol në minutën e 31-të. Ishte Juan Arce që zhbllokoi shifrat.Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë argjentinasit pësuan edhe një herë. 

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë argjentinasit pësuan edhe një herë.