Cilët janë personat që shmangin njerëzit e pasur?

Me kë shoqërohesh është me e rëndësishme se sa ju mendoni!

Pas një studimi 5 vjeçarë , Thomas C. Corley, zbuloi se personat që më së shumti shmangen nga pasaniket janë pesimistët.

Për të arritur sukses, sipas autorit C. Corley; ti duhesh të kesh pikëpamje pozitive!

Njerëzit e pasur kanë shoqëri të zgjedhur. Ti je i suksesshëm vetëm nëse je i rrethuar me persona të tillë.

Personat e pasur gjithmonë shoqërohen me njerëz që janë optimist, entuziast dhe që kanë ambicie për sukses.  68% të njerëzve të pasur kanë marrë si shprehi për tu shoqëruar me njerëz tjerë që poashtu janë të suksesshëm. Ata kanë bërë princip që tu largohen personave negativë dhe pesimistë.

Source: http://www.independent.co.uk/news/people/man-studied-rich-people-5-years-found-avoid-one-type-person-a7443726.html

Nina Dobrev humb shpirtin binjak

Aktorja e filmit Vampire Diaries eshte duke kaluar nje periudhe te rende pasi ajo humbi macen e saj qe e kishte 18 vite tani. “Po qesh neper lot” u shpreh aktorja.

Ajo pohoi qe iu desh ti thote lamutmire maces qe ishte ne jeten e saj per 18 vite sebashku me 12.2 milone ndjekesit e saj.
Prane fotove te maces qe kishte postuar ne rrjetin instagram mqe e quante me emra te ndryshem si Lynx dhe Jammie ajo tregoi qe macja ishte shoku i ngushte i saj

.

“Engjellit tim te embel, kur kthej koken 18 vite pas qesh neper lot.Ti me ke sjell aq shume dashuri, gezim dhe perkedhelje pafund. Ende mbaj mend diten e pare qe te solla ne shtepi, ishe sa nje filxhan kur te mbaja ne duart e mija. Ishe aq e bute, e ndjeshme dhe leshatore si mbulesa me e vogel e kashmirit ne bote.”

“E dija ne ate moment se ti ishe shpirti im binjak. Nga atje filloi udhetimi jone dhe ne ishim te pandashem.”

Victoria Beckham?.. Zbuloni arsyen e vërtetë se pse ajo nuk qesh …

Victoria Beckham ishte musafire në emisionin The Late Late Show me James Corden dhe aty sqaroi sjelljen e saj prej mbretëresheje  të akullt.

Nuk është sekret që ish anëtarja Spice Girl, Victoria Beckham shumë rrallë qeshë në publik, por a e dini arsyen e vërtetë se pse ajo nuk qeshë?

Victoria në fakt është shumë argëtuese dhe në të njejtën kohë duke u munduar të mos qeshë, iu referua një fotoje ku kishte të veshur një maice me thënien “Fashion Stole my Smile” ( Moda më ka Rrëmbyer Buzëqeshjen” me shprehjen “ Kjo jam unë duke bërë hajgare me vetveten.”

“ Pyetja që çdokush më parashtron është se pse unë nuk buzëqeshë… Njerëzit mendojnë që unë jam shumë e dëshpëruar! ”

Janë disa arsye se pse Victoria nuk qeshë:

Moda

Në një intervistë të bërë nga Vogue ajo i dha përgjigje pyetjes se pse nuk qeshë:

“ Ndjej  përgjegjësi  ndaj komunitetit të modës”

Anashkaloj  Situata të Pakëndshme

Victoria dha edhe një arsye se pse ajo nuk buzëqeshë në publik; duke bërë shaka ajo u shpreh në shoun e James Corden “ Njerëzit ngurrojnë të vijnë tek une!”

Pasiguria?

Për magazinën Style, Victoria u shpreh “ Nuk e di se a kanë të bëjnë vitet e shumta e të qenurit e fotografuar dhe kritikat, por unë ndjehem e ekspozuar, e cenuar dhe jo rahat, dhe thjesht nuk mund të jem vetvetja.”  Ajo gjithashtu shtoi “ Mezi pres që të kaloj ajo kohë që të ulem rehat të pij diçka e të relaksohem pa mos u mërzitur se si duket grimi apo veshja ime.”

“ Unë buzëqeshë nëpër fotot familjare” pohoi për New York Times.  “ Nëse ti je i ekspozuar gjatë gjithë kohës me foto të bëra nga paparazzi-t dhe nëse gjatë gjithë asaj kohe ti buzëqeshë, atëherë edhe buzëqeshja juaj do të duket paksa qesharake; e pa arsyeshme.”

Source: http://www.ok.co.uk/celebrity-feature/1039115/victoria-beckham-reason-david-beckham-wife-never-smiles-late-late-show-james-corden

Vajza qe shiti virgjerine per 2 milione euro

Vajza qe shokoi prezantuesit Holly Villoughby dhe Philip Schofield me lajmin se ka shitur virgjerine per 2 milione euro.

Aleksandra Kefren u stimulua nga prezantuesit qe mos te shiste virgjerine por, Aleksandra ishte e vendosur qe te vepronte keshtu sepse ajo deshironte te paguante shtepine e prinderve te saj.
Prinderit e Aleksandres do te nxirreshin nga shtepia dhe ne kete moment vajza e tyre vendosi te shese virgjerine per 1 milione euro.
Kefren, vendosi qe virgjerine e saj t’ia shiste nje bizniesmeni nga Hong Kongu per 2.3 milione euro.

Ne nje pohim per uebfaqen Cinderella Escort Aleksandra shpjegoi se ajo nuk priste qe cmimi te ishte kaq i larte.
“Jam e lumtur qe vendosa te shes virgjerine time permes Cinderella Escort, une asnjehere nuk prita qe cmimi te rritej deri ne 2.3 milione euro. Kjo me te vertete eshte nje enderr qe mu realizua.”
“Kishim kerkesa nga e gjithe bota dhe procesi ishte i gjate. Une kritikohesha ne shtyp. Ndjeja taboo-n, por une mund te bej me trupin tim cfare te dua.”

“Gjate gjithe kohes kam qendruar me mendimin se dua te shes virgjerine time permes Cinderella Escort me mire se t’ia fal ndonje shoku ne te ardhmen qe sidoqofte do te me braktiste. Besoj se shume femra kane te njejtin mendim.”

Alesandra gjithashtu tregoi se do te kete sigurim gjate kohes qe do te rrije ne hotel me biznesmenin per sigurine e saj dhe shtoi ” Sa vajza do te humbnin virgjerine po te mund te ktheheshin pas ne kohe, nese do tu jepeshin 2 milione euro? Cdonjera duhet t’i beje kete pyetje vetes. Kuptohet se do te kete mendime te ndryshme, por secili duhet te jetoje jeten e vet. ”

“Tani cdo gje duhet te organizohet. Hoteli eshte rezervuar. Cinderella Escort do te me shoqerojne ne takim dhe do te qendrojne afer per siguri nese ndodh ndonje problem. Kam mundesi te mbaroj takimin ne cfaredo kohe, por kam vetbesim se cdo gje do te shkoje mire. Mund te flisja me bleresin me heret keshtuqe jemi shume te miqesuar. ”
E pyetur nga prezantuesit nese i kishte kerkuar bleresit te bente test per semundje seksuale ngjitese dhe cka nese ajo mund te mbetej shtatezene,  Aleksandra u shpreh: “Nuk do te mbetem, do te marr pilula kunder shtatzanise.”

Vajza gjithashtu pohoi qe prinderit e saj nuk ia kishin idene se cfare plani kishte ndermarre vajza e tyre dhe kjo cmendi prezantuesin i cili ka dy vajza dhe shtoi: “Une jam baba. Kam dy vajza ne moshen tende dhe me duhet te them qe ty te ka lene mendja. Nuk ke menduar per aspektet shendetesore dhe sigurine tende? Cfare po te thote mendja?

Source: http://www.ok.co.uk/celebrity-news/1037072/this-morning-alexandra-kefren-virginity-sold-holly-willoughby-phillip-schofield

10 Gjërat që po t’i ndanit me dikë, shkaktojnë sëmundje të tmerrshme!!

Brusha e Dhëmbëve

Përdorimi i brushës së dhëmbëve me dikë tjetër mund të jetë mjaftë i rrezikshëm. Edhe nëse ju e pastroni atë çdo her pasi që t’a keni përdorur, prap do të mbetet ndonjë bakterie  në të e cila do të rritet dhe do të shpeshtohet gjatë kohës që ti je në gjumë. Dhe nëse ju e ndani atë me dikë tjetër bakteriet mund të barten, duke krijuar sëmundje të ndryshme, duke filluar nga ndezjet e mishit të dhëmbëve e deri tek sëmundjet tjera në organizëm.

Balsam për Buzë

Një prej pjesëve më të ndjeshme të trupit tonë janë buzët. Nën cipën e hollë është një rrjetë e trashë e kapilarëve që absorbon çdo gjë që mer buza. Nëse përdorni balsamin e dikujt tjetër, ju keni gjasa që të fitoni herpes ose irritim të buzëve.

Pasta e Dhëmbëve

Kuptohet që përdorimi i pastës së dikujt tjetër nuk është aq e rrezikshme sa të përdorësh brushën e tyre, por ju do të surprizoheshit po të dinit që ekziston mundësia e të fituarit infeksion nëse qimet e brushës suaj prekin  fundin e kanalit (tub) për pastë. Në tub mund të strehohen bakteriet ku më pas ato mund të ngjiten për brushën tuaj. Kështu që, nëse përdorni pastën e dikujt tjetër, sigurohuni që brusha juaj të mos prek fundin e tubit te pastës, ose thjesht hiqni një pjesë të pastës para së të mbyllni kapakun.

Pincetat

Në fakt nëse pincetat janë të pastra, shanset për të fituar diçka të çuditshme janë të pakta, por në rast se pinceta e juaj është e pa pastruar dhe nëse ajo përdoret për të hequr një qime nën lëkurë; shumë lehtë vie deri tek infeksioni në gjak. Raste të tilla janë shumë të rralla, por ta keni parasyshë se përdorimi i pincetave të infektuara mund t’ ju vë në rrezik për të fituarit hepatit ose HIV.

Brisku për Roje

Të mos përmendim se ç farë mund të shkaktojnë bakteriet e mëdha që prekin qelizat e vdekura  gjatë rrojes. Zakonisht, njerëzit gjatë rruarjes priten; sigurishtë që jo me qëllim, por kjo mund të shkaktojë infeksion të gjakut nëse ju përdorni briskun që njëherit ka pasur gjak të huaj në të.

Brisku i Thonjve

Brisku i thonjve është vendi i preferuar i bakterieve. Përmes preparateve për manikyr shumë lehtë mund të transferohen sëmundjet kërpudhore të lëkurës, si dhe disa lloje të HPV që shkaktojnë lythat në shputa. Ti mund t a pastrosh briskun me alkool pas çdo përdorimi, ose thjesht t a mbash atë vetëm për vete.

Peshqiri

Erë e çuditshme? Ajo në fakt është bakterie, mikrobe dhe kërpudha. Peshqirat janë një terren ushqyes ideal për bakteriet, sidomos nëse rrijnë te varrur në banjo të lagësht. Peshqirët e fëlliqur mund të shkaktojnë infeksione kërpudhore në lëkurë, bakterie që shkaktojnë akne, madje edhe sy të skuqur.  Kështu që, përveç që t a mbani peshqirin vetëm për veten tuaj, ju duhet të siguroheni që t a lani atë pasi të keni përdorur më së shumti  4 herë dhe t a keni tharë mirë.

Deodoranti

Nuk do të ishte ide e mirë po të përdornit një rollon që paraprakisht është përdorur nga dikush tjetër. Rollonët e fëlliqur mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme përmes mikrobeve që mbesin në të.

 Sapuni

Sipërfaqja e tij është gjithnjë e mbuluar me organizma të personit të fundit i cili ka përdorur atë, dhe për atë sapuni është një bartës sëmundjesh. Edhe nëse është sapun antibakterial, prapë se prapë, nuk është shkatërrues i bakterieve siç është alkooli.  Më i rrezikshëm është kur qëndron në ujë. Lëngjet ndihmojnë sëmundjet kërpudhore dhe viruset për riprodhim më të lehtë.

Dëgjueset

Dëgjueset përmbajnë shumë bakterie nga veshët. Të përdorësh dëgjueset e dikujt është njëlloj si ti ofrosh veshit tuaj që të riprodhohet ajo bakterie. Ju mund të përballeni me infeksione, dhembje dhe puçrra.  Kështu që, herën tjetër pasi të ndash degjueset me shokun tuaj, mos harroni  t’i pastroni ato.

Source: https://www.buzzfeed.com/carolinekee/no-you-cannot-use-my-tweezers?utm_term=.pvqjAMgqrp#.ahzKEA3DrQ

A do të dëshironit që të kishit një buzëqeshje harizmatike?…ja si mund ta arrini atë…

“Një buzëqeshje mund të jetë më e ndritshme se dielli, më e ëmbël se mjalti, më e çmuar se diamanti.” Nuk thonë kotë që dhëmbët kanë një rol kyç në bukurinë e njeriut. Besoj që çdo njeri do të dëshironte të kishte dhëmbë sa më të bardhë. Pse të paguani produkte për dhëmbë, të harxhoni të holla dhe prap të mos arrini rezultatet e duhura, kur ekzistojnë mundësi tjera që brenda 7 ditësh ju menjiher të vëreni rezultatet?! Kjo është metoda më e lehtë për zbardhimin e dhëmbëve.

Do tju nevojiten vetëm këto dy gjëra:

Sodë Bikarbone

Gjys Lemoni

 

Në një enë jo shumë të thellë hudhni një ose dy lugë të vogla sodë bikarbone. Shtrydheni gjysmën e lemonit dhe filloni të përzieni me brushën e dhëmbëve. I lyeni dhëmbët njëlloj si me pastë dhëmbësh. Në fund pastroni dhëmbët vetëm me ujë.

Preferohet më së shumti dy herë në javët. Nuk është mirë që të bëhet ky proces çdo ditë, pasiqë mund të dëmtojë dhëmbët tuaj.

Transmeton: thamazing.net

 

 

Ajo përdori brushën e dhëmbëve në hundën e saj deri sa doli ky rezultat….

 

Çdo njeri, të paktën një periudhë ka pasur probleme me lëkurën.  Varësishtë se a keni  akne apo pore të mbyllura, mbajtja e lëkurës së pastër nuk është diçka e lehtë. Sigurishtë që ekzistojnë me mijëra produkte për lëkurë, por edhe çmimi i tyre nuk është edhe aq i volitshëm. Në vend se të harxhoni milionat për produkte të lëkurës, Alexandra ju ofron një mënyrë të lehtë dhe që nuk kushton shumë për të pastruar poret e juaja.

Ju duhet të keni një brushë të pastër dhe të papërdorur, pastë dhëmbësh, pak sodë bikarbone dhe ujë të ngrohtë.

Pastrojeni fytyrën- me ujë të ngrohtë. Uji i ngrohtë hap poret tuaja.

Bëni përzierjen– hudhni soden bikarbone, ujin dhe pastën dhe përzieni me ujë.

Vëndoni maskën –  tani vëndoni përzierjen në fytyrë në pjesët që keni pika të zeza.

Përdorni brushën e dhëmbëve– me brushë sigurohuni që të shpërndani mirë pastën dhe bëni masazhë.

Hiqeni atë– pasi që të keni bërë lyerjen dhe masazhimin, është mirë që ta lini të qëndrojë për një minutë. Pastaj ju mundeni që ta fshini atë me peshqir.

Pastroni– për të përfunduar procedurën dhe për tu siguruar që ju e keni pastruar lëkurën tuaj, mirë është që ta lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë.

Këtu keni dhe videon:

Source: http://icreative.am/31646.html

Statuja qesharake e kokes se Ronaldos

U zbulua statuja e kokes se Ronaldos ku  fansat menjehere e krahasuan ate me the Art Attack’s head (Kokat e sulmit te Artit ).

“Pse statuja e kokes se Ronaldos duket si nje sulm arti ne koken e tij ?” shkroi ne twitter nje nder ndjekesit e tij.

Nje tjeter ndjekes shtoi: ” Nuk mund te ndaloj se qeshuri me koken e Ronaldos, eshte aq qesharake”


Koka e Ronaldos u krahasua me koken e Art Attack

Se fundmi Ronaldo u nderua me emertimin e nje aeroporti ne emrin e tij ne Madeira dhe u shpreh: ” Falemnderit shume kryetarit te qeverise rajonale Miguel Albuquerque, qe kishte kurajon ta bente kete.”
“Miku im, une nuk e kerkova kete, por nuk jam nje hipokrit dhe jam shume i lumtur dhe i nderuar. E di qe disa njerez nuk pajtohen me kete dhe disa te tjere qe nuk jane ketu do t’i gezoheshin ketij moment.”
“Do te mundohem qe te madheshtoj Portugaline, dhe vecanerishte Madeiren me nje shpirt sakrifikues dhe shume passion.”

Shokuese! … Gruaja e cila kishte tradhtuar gjithë partnerët, rrëfen arsyet e saj …

Tradhëtia është një ndër temat që shumica prej nesh nuk do të donin ti diskutonin, por pavarësisht, ajo luan një rol të rëndësishëm në jetët  e njerëzve. Jo gjithësecili tradhëton, ka edhe nga ata njerëz të cilët janë të lumtur me jetën martesore.  Ku qëndron dallimi mes personave besnik dhe atyre jo besnik? Shkrimtarja Julia Stephenson mendon se atraktiviteti i një personi luan rol kyç në tradhëti. Ajo mendon se tundimet që ajo kishte ndjerë ishin të shkruara për shkak të bukurisë së saj. Të shohim se ç’farë argumente jep për të arsyetuar tradhtitë e njëpasnjëshme.  Ju mund të shokoheni nga vetëbesimi i saj, por ajo me të vërtetë di të arsyetoj veten…

Gjithçka ndodhi gjatë martesës së saj kur ajo ishte 26 vjeçare.

Për fat të keq, martesa e saj zgjati vetëm 18 muaj sepse “ I pëlqeja dikujt dhe më bëri për vete, dhe unë budallaçkja, nuk kisha karakterin e fortë që ta refuzoja.”

Dhe çka është më e keqja, me kë ajo tradhtoi burrin e saj!!

“Unë e lash burrin tim për një nga rivalet e tij: një menaxher banke, bjond dhe me veti mashtruese tjera të cilin e njoha përmes një shoqeje.”

Ajo vazhdoi me arsyen se partneri i saj i ri ngjalli pasiguri dhe xhelozi  tek ajo për shkak të bukurisë së tij, diçka që ajo beson se burri i saj gjatë gjithë kohës është dashur të luftoj kundër. Në një artikull të shkruar nga Julia në Daily Mail, ajo sqaron se si gjërat do të kishin qenë ndryshe: “ Mendoj që po të mos kisha qenë aq e bukur, unë ndoshta ende do të isha e martuar me burrin që një herë e kam dashur.“

Ndoshta në shikim të parë duket si një fakt i kotë, por arsyet dhe sqarimet që ajo i jep të bëjnë të mendosh që ndoshta ajo ka të drejtë…

 

Ajo mer shembull një studim të bërë nga Universiteti I Hardward-it i cili tregon që çiftet e famshme kanë më shumë gjasa për divorc se sa çiftet tjera, por nuk do të thotë që vetëm te ata ndodh kjo. Të qenurit atraktiv në përgjithësi, edhe nëse nuk je i famshëm, shfaq rrezik më të madh për divorc.

Edhe pse atraktiviteti mund të luaj rol të rëndësishëm në tradhëti, nuk do të thotë që çdo person i bukur tradhëton.  Julia sqaron që meshkujt gjithnjë i vardiseshin asaj, madje edhe në rastet më të çuditshme.

Julia përshkroi një situatë të thjeshtë ku një mashkull ka ndaluar veturën për të hyrë në bisedë me të.

“P.sh. në një pasdite tek sa po dilja nga parukierja me një shoqe, e pash një mashkull të ri e të bukur  të mbështetur në Ferrarin e tij para meje.’Nuk do tia kisha falur vetes nëse vetëm do të kisha kaluar me veturë’ tha ai. ”

Lidhjet shkonin e vinin për Julian për disa vite me rradhë dhe ajo e dinte që kështu do të vazhdonte. “ Si një femër e bukur që isha, asnjëherë nuk frikësohesha se mund të mbetesha e vetmuar” tha ajo.

Teksa kalonin vitet, Julia pohoi që sjellja e saj ndryshonte në mënyrë drastike. “ Kur mosha madhore goditi , më solli mendime më të arrira; unë fillova të lodhesha nga këso gjërash.”   Ajo thotë që tani  meshkujt interesohen për të çdo ditë e më pak.

“ Kështu që, unë ndryshova stilin e të jetuarit dhe pritshmëritë e mia. Isha 42 vjeç kur u njoha me partnerin tim Steve, një 60 vjeçar, puntor i thjeshtë ndërtimtarie.” tha Julia.

Ajo rrëfen që Steve nuk është aspak si ata meshkujt me të cilët ajo ndjente atraksion në të kaluarën.

Shpresojmë që Julia të ketë gjetur lumturinë e saj pas një historie të shfrenuar në dashuri.

Source: http://diply.com/woman-claims-bound-cheat?publisher=what-facts

Michael Bubble dhe gruaja e tij shfaqen per here te pare pas lajmit te shpetimit te djalit te tyre nga kanceri

Kengetari Michael Bubble dhe gruaja e tij Lusiana Lopilato shfaqen per here te pare me djalin e  tyre te vogel Elias ne aeroportin e Buenos Aires, pas zbulimit te lajmit se djali i tyre i madh Noah kishte fituar betejen e kancerit ne melci.

Ata te dy u shfaqen me veshje te thjeshta ne xhinse dhe patika por djali i tyre Noah mungonte.

Michael beri te njohur lajmin qe djali i tij po vuante nga kanceri ne melci ne Nentor te 2016-es, duke u bere me dije fansave se do te terhiqej nga karriera per nje kohe qe te mbeshteste te birin ne betejen e kancerit.