Mënyra se si rrini të ulur në karrige zbulon shumë mbi personalitetin tuaj…

Sigurisht se çdokush nga ju e ka një pozicion të të ulurit, ai i cili më së shumti ju përshtatet dhe ndjeheni më rehat. Por a e keni ditur që mënyra se si ju rrini ulur zbulon shumë rreth personaliteti tuaj? Më poshtë keni disa mënyra të të ulurit që tregojnë mbi personalitetin tuaj.

Nëse ju rrini ulur kështu ju jeni person i fortë dhe me vetbesim dhe që gati asnjëherë nuk dyshon për vendimet dhe veprimet e bëra. Gjithashtu jeni person shumë komunikativ dhe i afërt me familjarët dhe shoqërinë.

Kjo pozitë tregon që ju jeni person shumë senzitiv dhe shumë dashamirës i cili asnjëherë nuk injoron ndjenjat e të tjetrit. Ju jeni shumë i kujdesshëm kur vie puna për të marrë vendime; mendoni shumë dhe analizoni anët pozitive dhe negative para se të vendosni diçka.

Nëse ju qëndroni kështu kjo do të thotë se në shikim të parë tek njerëzit leni pështypjen e një personi të akullt, por kur ata ju njohin zbulojnë tek ju veti siç janë: mirësi, dashamirësi dhe sinqeritet. Jeni shumë të drejtëpërdrejtë kur bëni biseda serioze dhe jeni shumë të përpiktë.

Kjo pozitë e të ulurit tregon që ju jeni person shumë i vendosur dhe keni aftësi të një lideri. Dëshironi që gjithnjë të jeni të informuar dhe të mbani çdo gjë dhe çdokënd nën kontrollë. Jeni shumë të hapur për shoqëri të re, por xhelozoni në lidhje.

Kjo pozitë tregon që jeni person modest dhe madje i turpshëm para njerëzve që nuk i njihni. Nuk mund të ju thuhet që jeni person me vetbesim. Zakonisht mbani fshehur ndjenjat e tuaja dhe shpesh konsideroheni si person i mbyllur.

Nëse ju qëndroni kështu ju jeni person serioz me karakter të fortë. Keni mendime të thella, kështu që shpesh keni fytyrë të koncentruar dhe në mendime, se sa të buzëqeshur. Përveç faktit që keni shumë vetbesim, ju gjithashtu nuk i hapeni personave të tjerë.

Nëse ju qëndroni kështu atëherë ju jeni person shumë emotiv, impulsiv, i hapur dhe dashamirës. Jeni shumë gazmor dhe tentoni që çdoherë të qëndroni optimist dhe e shprehni atë me të tjerët. Komunikimi me ju, u jep njerëzve energji dhe pozitivitet, kështu që asnjëherë nuk jeni të vetmuar.

Kjo pozitë tregon që ju jeni shumë të sjellshëm, sensitiv dhe me natyrë të mirë. Ju asnjëherë nuk injoroni problemet e të tjerëve dhe tentoni që të jepni ndihmën më të madhe të mundshme. Në të njëjtën kohë, ju jeni person shumë i turpshëm dhe shpesh dyshoni në fjalët dhe vendimet tuaja.

Source:brightside.me