10 fakte psikologjike të çuditshme rreth njerëzve të cilat nuk i keni ditur… E 6 do tju habisë

Të mësuarit diçka të re rreth vetes është gjithnjë interesante dhe argëtuese. Sidomos kur mëson diçka rreth mënyrës se si sillemi ndaj të tjerëve dhe si sillen ata ndaj nesh, është edhe më atraktive.
Më poshtë keni 10 fakte psikologjike mjaftë interesante që do tju bëjnë që të kuptoni më shumë rreth vetes dhe të tjerët.

  1. Çdo lidhje shoqërore e cila ka filluar në periudhe nga mosha 16 dhe 28, ka më shumë gjasa që të jetë shoqëri e fortë dhe e gjatë.

2. Sa më i mençur që është një person, aq më shpejtë ai mendon, dhe aq më i keq është shkrimi i tij.

3. Meshkujt nuk janë më komik se femrat; ata thjesht bëjnë më shumë humor dhe tregojnë më shumë hajgare pa mos u brengosur nëse të tjerët i pëlqejnë ato apo jo.

4. Mesazhet ” mirëmëngjesi dhe natën e mirë” aktivizojnë pjesën e trurit i cili është i përgjegjshëm për lumturi.

5. Kur ju mbani dorën e të dashurit tuaj, dhimbja juaj dhe brengat tuaja largohen.

6. Nëse rrini vetëm për një kohë të gjatë dëmton shëndetin tuaj njësoj sikur të pini 15 cigare në ditë.

7. Personat më inteligjent kanë rreth më të vogël të shoqërisë. Sa më inteligjent që është personi, aq më selektiv bëhet kur vie fjala te shoqëria.

8. Personat të cilët mundohen që çdokënd ta bëjnë të lumtur, shpesh janë ata që ndjehen më të vetmuarit.

9. Të dëgjuarit muzikë me volum të lartë bën që ju te ndjeheni të qetë, të relaksuar dhe të lumtur.

10. Nëse nuk mundeni që ti ndaloni mendimet kur bini të flini, ngrituni nga shtrati dhe shkruani ato. Kjo qetëson trurin tuaj që ju të flini.

Source:brightside.me