Informata personale: Facebook di gjithcka per cdo perdoruesit e tij!

15 Pieces of Personal Info Facebook Knows About All Its Users

Imagjinoni për një moment që të gjithë në planet, jetojnë në një ndërtesë të madhe dhe agjentë te vecante i mbajnë gjërat në vije. Ligjet që veprojnë në kete  ndërtesë thonë se çdo veprim i këtyre agjentëve përcaktohet ekskluzivisht nga  shqetësimet për sigurinë e banorëve të saj. Por, vjen momenti kur vëreni se këta agjentë po ju  shikojnë kudo. Ata kontrollojnë bisedat tuaja, veprimet tuaja, vendndodhjen tuaj dhe atë që thoni. A mund ta kuptoni per cka po flasim?
Duke përdorur rezultatet e një hetimi të kryer nga botimi Propublica, kemi vendosur t’u zbulojmë se sa shume rrjetetet sociale dijne per ju.


Kjo është ajo që Facebook mban mend:
Çdo gjë që ju pëlqen: fotografi, shënime, njerëz, video, komente. Facebook-u analizon të gjitha pëlqimet dhe veprimet tuaja.
Të gjitha mesazhet tuaja personale me çdo përdorues tjetër.
Të gjitha mesazhet e fshira, postimet e profilit dhe komentet tuaja. Edhe nëse i keni fshirë ato kohë më parë, ato gjithmonë do të mbeten në serverat e Facebook-ut.
Të gjitha postimet tuaja të papërfunduara që keni filluar t’i shkruani, por nuk i publikuat. Po, kjo është e vertete – Facebook-u mban mend edhe ato gjërat që ndryshuat  mendjen  per ti publikuar  dhe i fshite!


Të gjitha fotografitë dhe videot që postoni dhe gjithashtu ato që shperndani. Dhe madje edhe ato që përdoruesit e tjerë ndajnë me ju.
Koha kur u bëtë shokë ose fshite dike nga shoqeria, kur komunikuat në mënyrë aktive me ta.
Të gjitha veprimet tuaja, pëlqimet dhe postimet përmes Instagram-it ose WhatsApp-it (të dyja janë në pronësi të Facebook-ut).

 

Të gjitha ngjarjet që ndjekni, qytetet dhe vendet që vizitoni.
Të gjitha pajisjet që keni përdorur për të hyrë në llogarinë tuaj.
Të gjitha gjërat që keni bërë në faqet e internetit ku jeni regjistruar duke hyrë në Facebook. Shanset janë që të gjitha këto janë faqet ku kërkohet regjistrimi permes facebook, pasi që hyrja me email kërkon më shumë kohë dhe është më i paperdorshem se sa hyrja permes  Facebooku-t qe eshte me e thjeshte.

Niveli juaj i arsimit dhe të ardhurat tuaja.
Faqet e internetit që keni vizituar nëpërmjet postimeve ose reklamave në me te rejat e perditshme permes  Facebook-ut. A keni menduar ndonjëherë pse Facebook-u reklamon gjërat që me të vërtetë ju interesojnë në veçanti?
Çdo faqe që përmban një buton “Share on Facebook” ose thjesht një buton “Like”.

Numrat e karteles tënde të kreditit.
Preferencat tuaja politike, dhe veçanërisht ato komente që keni bërë që mund të përdoren kundër jush.
Fytyra juaj: kur dikush ju etiketon në një foto, Facebook futet në bazën e saj të të dhënave në mënyrë që të identifikojë më saktë fytyrën tuaj në fotografitë e mëvonshme.
Nëse lexoni këtë, dhe doni të mbyllni llogaritë tuaja në rrjetet sociale, duhet të dini se edhe duke marrë këtë hap nuk do të thotë që të dhënat tuaja personale fshihen nga bazat e të dhënave të Facebook-ut. Në të vërtetë, te dhenat tuaja  do të qëndrojnë aty përgjithmonë. Por qellimi është se nuk duhet të largoheni nga ndërtesa ku jeton gjithë njerëzimi. Ju vetëm duhet të dini se si të silleni më me kujdes, siç kemi shpjeguar këtu.